Premtimi për bursën e energjisë, PS: Basha në gjumë, është themeluar që në tetor 2020

Një nga pikat kyçe në programin për energjinë të Partisë Demokratike që u prezantua sot nga kryetari i kësaj partie, Luzlim Basha, ishte angazhimi për  ngritjen e bursës së energjisë.

Por Partia Socialiste i kujton Bashës se bursa për energjinë është themeluar që në 23 tetor të 2020.

"Luli bën gjetjen e radhës, do krijoj bursën shqiptare të energjisë! Siç duket ka qenē në gjumë ditën që Bursa Shqiptare e Energjisë u themelua".

LEXO EDHE

PD premton liberalizim të tregut të energjisë, Basha: Bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën