Mima: Kërkojmë transparencë nga qeveria për taksat që mbledh

Ish-ministri Florion Mima në një intervistë për Ora News ka thënë se taksa e sheshtë lufton mungesën e transparencës në vend.
Sipas Mimës, të ardhurat nga taksapaguesit shqiptar, është njësoj me atë të tatimpaguesit të Zelandës, amerikan apo anglez, ndërkohë që PD me programin e ri ka thënë ai synon transparencën.

Mima: Ne sot jemi në një situatë që e kemi parë në vitin 2005. Të gjithë gënjejnë për të punësuarit, të gjithë gënjejnë për rrogat e të punësuarve. Taksa e sheshtë i lufton këto fenomene. Ne kemi parë që kur u rrit numri i të punësuarve të deklaruar, u rrit paga e deklaruar. Besojmë që kjo do ta sjellë Shqipërinë e drejtpërdrejtë. Ndoshta jo 100% aty ku është realiteti, por shumë shumë afër realitetit.

Nga viti 2006 deri në 2009 para se të fillonte kriza ekonomike botërore, Shqipëria në shkallën tatimore të përgjysmuar, me taksën e sheshtë 10% në atë kohë ka mbledhur aq sa po mbledh qeveria sot me rreth 27% të PBB me të ardhurat nga tatimet dhe taksta. Kjo tregon që të ardhurat nga taksapaguesit shqiptar, është njësoj me atë të tatimpaguesit të Zelandës, amerikan apo anglez. Ne këtë duam që shqiptarët të paguajnë një pjesë të denjë, të drejtë dhe qeveria të jetë transparente me këto para që mbledh.