Spitali i Durrësit pret 6 pacientët e parë me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2021, 16:25
Në ditën e parë të hapjes se pavijonit Covid në Spitalin e Durrësit, janë shtruar 6 pacientë.
Në këtë pavijon janë 60 shtretër, ndërsa në urgjencë 10 të tjerë.
Sipas drejtores Nadire Jani, edhe në reanimacion, ka një hapësirë të veçantë për intubimin e pacientëve.
Në ndihmë të të sëmurëve janë 7 respiratorëve stabël dhe 2 lëvizës për transportin e pacientëve.
"Dua të theksoj që të gjitha postacionet janë me linjë oksigjen për Covid. Spitali i Durrësit ka në çdo shtrat oksigjen."
Përveç Durrësit dhe Shkodrës, pacientë Covid do të presin edhe spitalet e tjera rajonale.
3 pavijone janë planifikuar që të hapen në Elbasan në ditët në vijim, me gjithsej 81 shtretër të pajisur me oksigjen dhe me një staf të posaçëm.