Basha angazhohet: Hapim negociatat brenda 6 muajve
25 prillin kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka konsideruar vendimtar sa i përket integrimit në BE. Në një diskutim me shoqërinë civile ai premtoi se brenda gjashtë muajve do të realizojë mbledhjen e konferencës ndërqeveritare për hapjen e negociatave. Drejtësia sipas tij do të jetë një tjetër sfidë, duke çuar para drejtësisë korrupsionin me tenderat.
Takimin me shoqërinë civile mbi procesin e integrimit të Shqipërisë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e zhvilloi online, në respekt dhe të masave për parandalimin e koronavirusit.
25 prilli sipas tij do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit.
"25 prilli nuk është thjesht një garë elektorale por dhe një udhëkryq në të cilin do të vendoset nëse Shqipëria do të çojë deri në fund destinacionin europian apo do të mbetet vendnumëro si këto 8 vjet. Do tu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një Kushtetute të re, e cila të japë zgjidhje afatgjata për mospërqëndrimin e pushtetit".
Duke theksuar edhe njëherë korrupsionin me koncesionet dhe tenderat, ai premtoi vënien para drejtësisë për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.
"Shqipëria ka marrë nga BE 450 mln euro në këto 8 vite, gjithmonë të krituikuara për mungesë transparence, pothuajse përherë pa konkurrencë apo me konkurrencë fiktive, pothuajse përherë të fituara në kulmet e kostove."
Basha shprehet se do të çojë përpara drejtësisë të gjithë individët e lidhur me krimin.
"Për një drejtësi të pavarur. Të paktën kryeministri i ardhshëm nuk do ti kontrollojë, qeveria e ardhshme nuk do ti kontrollojë, përkundrazi do të angazhohet që kjo drejtësi ti ketë duart e zgjidhura për të vënë të parët para drejtësisë zyrtarët e qeverisë së ardhshme."
Procedurat korruptive përmes strukturave do të merren në shqyrtim dhe drejtësia do të bej punën e saj.
Sipas tij, programi i PD-së do të sigurojë rritjen ekonomike të vendit.
"Zotimi im para jush është që ne do të anëtarësojmë Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota në BE."
Sa i përket çështjeve të politikës së jashtme, përfshirë dhe Greqinë, kreu i opozitës theksoi domosdoshmërinë për qëndrim të përbashkët.
"Një bosht të qëndrueshëm të politikës së jashtme, në veçanti të politikës rajonale dhe ky ka qenë një nga çelësat e suksesit për objektivat tona kombëtare jo vetëm shtetërore. Për fat të keq edhe kësaj tradite i është vënë shkelmi, qoftë sa i përket qasjes për Kosovën, ku nën rrogozë dhe jo vetëm, është punuar kundër ovjektivave kombëtare".
Basha premtoi që brenda gjashtë muajve të parë nga marrja e detyrës së Kryeministrit do të realizojë mbledhjen e Konferencës Ndërqeveritare për të hapur negociatat e integrimit, por po ashtu ai tha se do të ketë më shumë bashkëpunim me Kosovën.
"Angazhimi im është që brenda 6 muajve të parë ne do të bëjmë realitet Konferencën Ndërqeveritare."