Vdekja e kreut të PD-së Sarandë, Meta mesazh ngushëllimi: Zoti ju dhëntë forcë

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në "Facebook" Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të kryetarit të Partisë Demokratike në Sarandë.

"Me hidhërim të madh u informova për vdekjen e dhembshme të Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Sarandës, Hariz Mema, një personalitet i përkushtuar për paqen dhe begatinë e komunitetit.

Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë demokratët e Sarandës e mbarë Shqipërisë.

Zoti ju dhëntë forcë për përballimin e dhembjes për këtë humbje të pazëvendësueshme!"- shkruan Meta.

Lexo edhe: Ndërron jetë kreu i Partisë Demokratike Sarandë