Berat, legalizuan objektin në konflikt, ish-drejtori dhe nëndrejtori i Kadastrës Berat nën akuzë

Ish drejtori i Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj, i arrestuar pak javë më parë nga SPAK dhe Vartësi i tij Thanas Kaçe janë vënë nën akuzë për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Beratit! Ata akuzohen se në vitin 2019 kanë legalizuar një objekt për të cilin dy palë ishin në konflikt.

Pasi u arrestua nga SPAK, Ish drejtori i Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj, paralelisht me procesin në Gjykatën e Posaçme Anti korrupsion, do të përballet me drejtësinë edhe në Gjykatën e Beratit për një tjetër cështje.

Nelaj bashkë me vartësin e tij Thanas Kaçe janë vënë nën akuzë nga Prokuroria e Beratit për veprën penalë të shpërdorimit të detyrës.

Ata akuzohen për abuziv legalizimi dhe dosja mësohet se ka nisur gjykimin në Gjykatën e Beratit.

Burimet zyrtare nga Prokuroria e Beratit, thanë se në vitin 2019 në detyrën e specialistit pranë ALUIZNIT Berat, ata kanë bërë legalizim të një objekti në Lagjen 30 Vjetori, për të cilin dy pronarët ishin në konflikt.

Palët sipas dosjes hetimore i ishin drejtuar Gjykatës, me padi civile ndaj njeri tjetrit, por paralelisht, por gjatë kësaj, kohe dy zyrtarët tashmë nën akuzë në shkelje të ligjit kishin bërë legalizimin e objektit në favor të njërit prej tyre.

Ish drejtori i Kadastrës së Beratit u arrestua më 27 Janar me vendim të SPAK dhe Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka lënë në burg.

Sipas një hetimi 9 mujor, Nelaj dyshohet se në këmbim të parave ka lejuar legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e paligjshëm të titujve të pronësisë.

Lexo edhe:

Para në shkëmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet drejtori i Kadastrës në Berat

Thanas Kaçe