Një tjetër mjek humb jetën nga Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2021, 13:09
Një tjetër humbje e madhe në radhët e bluzave të bardha.
Mjeku i njohur vlonjat Llambro Bala ka ndërruar jetë si pasojë e covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Urdhri Mjekëve të Shqipërisë përmes një postimi në Facebook ku i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të tij.
Më herët, ditën e sotme është ndarë nga jeta dhe mjeku neurolog në Tiranë, Ali Kuqo për shkaqe natyrore.