Basha projekton “Republikën e re”: Ndryshojmë Kushtetutën. Kryeministër vetëm me 2 mandate, hapim negociatat
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shfrytëzoi ftesën në Forumin për Integrimin të organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, për të shpalosur projektin e tij për një Kushtetutë të re nëqoftëse ai do të marrë drejtimin e qeverisë. Ai foli për angazhimin e tij për të ndërtuar një shtet në 5 shtyllat e demokracisë .
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përveç planit ekonomik dhe social për nesër në qeveri, po projekton një Republikë të re, duke rishikuar në themel Kushtetutën.
Lajmin e dha vetë ai, gjatë një takimi për integrimin, duke garantuar angazhimin e tij për të ndërtuar një shtet në 5 shtyllat e demokracisë, të shkëpuatur tha ai nga krimi dhe që garanton zbatimin e ligjit e Kushtetutës.
"Një parlament që përfaqëson interesin e qytetarëve, një drejtësi e pavarur që garanton zbatimin e ligjit, media e pavarur që bën transparencën, një opinion publik i shëndoshë aktiv. Shumë shpejt do tu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një Kushtetute të re, e cila të japë zgjidhje afatgjata për mospërqëndrimin e pushtetit”.
Lexo dhe: Denoncimi për kanosje, kardiologu Prifti kallëzoi në polici djalin e pacientes që operoi në QSUT
Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të shoqërisë civile, Basha preku çështjet kryesore të integrimit si dhe shpalosi me detaje programin e Partisë Demokratike, të cilin ai u angazhua për ta zbatuar në qeverisjen e tij pas 25 prillit.
Për kreun e opozitës kjo situatë ka ardhur për shkak se qeveria nuk ka pasur interes integrimin e vendit, por interesat personale.
Ndërkohë që u zotua se prioriteti numër një në procesin e integrimit do të jetë hapja reale e negociatave.
Basha preku edhe plagën më të madhe të Shqipërisë këto kohë, emigracionin masiv sidomos atë të të rinjve.
Për të frenuar këtë eksod, Basha tha se duhet thithur investimet e krijimi i vendeve të punës që të rinjtë të punojnë këtu e jo të ikin jashtë.