Çahet rruga e Ruzhdies, dëmtime e rrëshqitje në aksin që lidh 5 fshatra me Patosin

Një rrugë që lidh bashkinë e Patosit me 5 fshatra në njësinë Administrative  Ruzhdie ka pësuar çarje të asfaltit dhe rrëshqitje masive në disa vende pas reshjeve të shiut. Banorët atje akuzojnë bashkinë se kanë 8 vite që vuajnë braktisjen jo vetëm në infrastrukturë.

Asfalti është çarë në mes e një pjesë e rrugës është fundosur në disa metra gjatësi.

Këto pamje nga aksi që lidh 5 fshatra të Njësisë administrative Ruzhdie në Bashkinë Patos.

Rrëshqitjet kanë nisur në fillim të janarit, e vijon të thellohet, por autoritetet ende nuk kanë ndërmarrë asnjë ndërhyrje.

Lëvizja bëhet vetëm në një korsi, rrezik serioz kjo për aksidente.

"Pas shirave situata është e agravuar."

Ndërsa në një pikë tjetër, thuajse gjysma e rrugës ka rrëshqitur!

Për të shmangur izolimin, janë gjetur si zgjidhje devijimet.

Por infrastruktura nuk është shqetësimi i vetëm për banorët e Ruzhdies.

"Ka 8 vite që është lënë në harresë."

Banorët ndjehen të harruar nga Bashkia e drejtuar nga Rajmonda Balilaj