Në gjysmë ore 5 autoambulanca me pacientë, Infektivi sot (16 shkurt)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2021, 13:21
Rastet e pacientëve të infektuar me Covid që kërkojnë trajtim në spital vijojnë të jenë në rritje.Në oborrin e këtij spitali vijnë dhe shkojnë familjarë dhe autoambulanca me pacientë. Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi, në vetëm gjysmë ore qëndrimi pranë këtij spitali numëroi ardhjen e 5 autoambulancave.









