Qyno: Ndaj kirugut Prifti ka bërë denoncim një qytetar që i ka vdekur personi i afërt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2021, 22:27
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se një qytetar që i ka vdekur nëna ka bërë një denoncim kundër kirurgut Edvin Prifti.
Qyno: Me publicitetin e ngjarjes është bërë një denoncim kundrejt doktor Priftit. Fakti është se qytetari ka humbur nënën. Prandaj është shtuar edhe doza nga humbja e njeriut të afërt dhe do ta ndjekë nga afër.
Në mjekësi kemi korrupsion dhe është bërë institucion e mjet në shumë institucione shtetërore. Doktori Prifti ka futur një pacient pa radhë. Në përgjime flitet për një shumë 2000 euro, por nuk del gjëkundi doktori, ai del vetëm në një bisedë ku këshillon një qytetar për të shkuar në një spital privat.