Daci: Për Priftin mund të kishim një arrest shtëpie se burgu ngjan më shumë si ndëshkim

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, juristi Jordan Daci u shpreh semund të kishte një masë alternative, se një arrest shtëpie se burgu ngjan më shumë si ndëshkim.

Daci: Këtu masat e sigurisë janë shumë të gabuara. Në SHBA edhe sikush kur është dënuar për vrasje të shkallës së parë, paguan dhe del i lirë. Nuk konsiderohet si një rrezik kombëtar. Këtu kemi një abuzim dhe kalim të drejtësisë nga gjykata, se këtu në 95% të rasteve është burg.

Nuk mund të krahasoj Tiren dhe doktor Priftin. Priftit i janë gjetur disa para dhe ai ka një variant të vetin. Mund të kishim një masë alternative, se një arrest shtëpie se burgu ngjan më shumë si ndëshkim.

https://youtu.be/IqCv5_4eHqs