Koka: Jepen 20 milion euro në vit për mirëmbajtjen e rrugëve, 8 i merr nipi i Sadri Abazit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2021, 22:09
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se këtu jepen 20 milion euro në vit, njëra prej tyre nipi i Sadri Abazit që të mirëmbajnë rrugët.
Koka: Demontimi e asaj që ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, në Zejmen, e ka bërë vetë Rama. Ai iu përgjigj Andi Bushatit tha se shumica e automjeteve kanë ngelur në rrugë se nuk kanë pasur zinxhirë.
Nëse duhet zinxhirë për këtë aks, çfarë duhet të përdorim në akset e tjera? Ne sot pamë vdekjen e një zonje që po udhëtonte nga Kastrioti në vetëm 6 km distancë për të marrë ndihmën e parë. Këtu jepen 20 milion euro në vit, njëra prej tyre nipi i Sadri Abazit që të mirëmbajnë rrugët.