Kadilli: Kur ka fatkeqësi, shteti zero përgjigje, shqiptarët janë në dorë të Zotit

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Bardh Kadilli anëtar i kryesisë së PD-së u shpreh se përgjigjen e shteti kur ndodhin fatkeqësi e kemi zero.

Kadilli: Përgjigjen e shteti kur ndodhin fatkeqësi e kemi zero. Bie tërmeti dhe njerëzit nënë rrënoja, shkojmë me sqepar. Kemi përmbytje dhe shohim Ramën që del dhe thotë kemi hapur kanalet diku tjetër. Bie dëborë dhe bllokohet gjithë Shqipëria.

Strukturat e menaxhimit të fatkeqësive hiqen nga shpenzimet se nuk ka efekt propagande. Ne jemi në dorë të zotit. Kjo është një qeveri e papërgjegjshme që ta shohë individin si një subjekt për t'i shërbyer.   

https://youtu.be/IqCv5_4eHqs