Miftaraj: Zgjedhjet të organizuara mirë nga KQZ, ishin të qeta
Ehat Miftaraj, Drejtori Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi për Ora Neës ka komentuar zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë ditën e djeshme.
Miftaraj i cilësoi zgjedhjet si jashtëzakonisht të mira, teksa tha që ishin organizuar mjaft mirë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Miftaraj: Në këto zgjedhje pas pastrimit të listave nga KQZ kanë qenë afërsisht 1850 000 qytetarë të Republikës së Kosovës me të drejtë vote. Këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar përafërsisht 850 000 qytetarë. Mund të themi që këto zgjedhje kanë qenë jashtëzakonisht të organizuara mirë nga KQZ, kanë kaluar shumë paqësore zgjedhjet e lira që ndoshta i kalojnë edhe standardet më të mira europiane e ato ndërkombëtare.
Pavarësisht faktit që dje ishte shumë ftohtë dhe kishte rënë dëborë, qytetarët e Kosovës gjetën vullnetin të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në këto zgjedhje të cilat edhe pse Kurti tha që është thjeshtë një referendum, për disa që nuk besuan të kjo, morën nga qytetarët një votë ndëshkimi. Në këtë drejtim mund ta kapitullojmë, sepse Kosova organizoi zgjedhje jashtëzakonisht të mira.