Osmani i drejtohet Kurtit: Faleminderit kryeministër! Kosova do të ndryshojë

Në një konferencë për median ne daljen e parë nga selia e Vetëvendosjes, mbrëmjen e vonëm Albin Kurti krah Vjosa Osmanit tha se fushata u përmbyll me kujdes dhe e quajti “Një ditë të jashtëzakonshme për të mirën e Republikës së Kosovës”

Fillimisht fjalën e mbajti Vjosa Osmani e cila duke iu drejtuar Albin Kurtit e quajti kryeministër.

"Sot Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë. Jemi të vetëdijshëm për barrën e madhe.

Besimi juaj do të jetë udhërrëfyesi. Përgjegjësia që na keni dhënë është nder i madh. Ky nuk është mandat për hakmarrje e as për kthim prapa. Është mandat ku garantojmë mirëqënien e luftojmë me ngulm kundër korrupsionit. Kjo qeveri do të jetë qeveria juaj. Kosova do të ndryshojë dhe puna e vërtetë nis sot."