Buzëqesh Kosova, vetëm një viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Vetëm një person ka vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar 178 raste pozitive, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Viktima është një 65-vjeçar nga Prishtina.
Rastet e reja pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 57 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 15 raste, Gjakovë 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjilan 5 raste, Lipjan 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Malishevë 3 raste, Drenas 2 raste, Suharekë 2 raste dhe nga një rast komunat Dragash, Istog, Junik, Kaçanik, Klinë, Shtërpcë dhe Viti.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 64.519. Ndërsa numri total i të vdekurve në Kosovë që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1545.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 267 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 56.028.
Gjithësej në Kosovë janë 6946 raste aktive.