Humbja e LDK-së në zgjedhje, dorëhiqet Isa Mustafa
Vetëm një ditë pas zgjedhjeve, ku LDK shënoi një humbje të ndjeshme, Isa Mustafa ka deklaruar sot dorëheqjen si kryetar i kësaj partie.
Pas mbledhjes së kryesisë tha se ka thirrur kuvendin e ri zgjedhor për t’i rizgjedhur strukturat e partisë
“Vlerësoj personalisht që rezultati është shumë i keq për LDK dhe një rezultat që nuk e kemi pritur. Vlerësojmë që kandidati Hoti ka bërë një punë të mirë dhe të suksesshme dhe ka prezantuar p[programin qeverisës. Por vota e qytetarëve është ajo që duhet të respektohet dhe shenjë ttë kësaj vote, dhe për organizim unë sot kam njoftuar kryesinë që do ta thërras kuvendin e LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në periudhë shumë të shpejt kohore. Mendoj që LDK do ta ketë së shpejti kryetarin e ri dhe do të bëjmë të gjitha përgatitjet përmes kryesisë në mënyrë që ky proces të kryhet sa më mirë. Vlerësoj që barti një përgjegjësi për këtë që ka ndodh edhe pse nuk kam qenë në proces të zgjedhjes”, tha ai.
Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje.
LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.
Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.
Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%