Albin Kurti fiton sërish, "bien" partitë tradicionale

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit i fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Ish-Kryeministri Kurti, edhe pse nuk mundi të garojë vetë për mandatin e deputetit, bindi mbi 370 mijë shqiptarë të Kosovës ta rizgjedhin në krye të qeverisë, apo mbi 48 % të gjithë personave që votuan.

"Kjo fitore do të mbahet mend nga gjenerata që do të vijnë si dita kur populli tejkalojë ndarjet, përçarjet dhe politikanët. Foli me një zë dhe morri fatin e vet në duart e veta."

Kandidati për kryeministër tha se do të punojë pa inate, pa korrupsion dhe për një drejtësi institucionale e sociale ndërsa me të në udhëheqje nuk do të ketë shumë prioritet dialogu me Serbinë nëse nuk përmbush interesat e vendit.

 “Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë, neve ju përgjigjemi atyre qytetarëve. Prioritet e kemi drejtësinë dhe punësimin” ka deklaruar ai.

Kontribut krah tij në këto zgjedhje dha kryetarja e Partisë së Re, “Lista”, Vjosa Osmani, e cila pretendon edhe postin e Presidentes.

"Kjo qeveri do të jetë qeveria juaj të nderuar qytetarë, e zëri ynë do të jetë zëri ynë këtë ja u premtoj për sot e çdo here”.

Nëse ka ende në mesin tuaj të tillë se në Kosovë vështirë bëhet ndryshimet, fitorja plebishitare e koalicionit është përgjigja e sinqertë."

Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës, me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, në krye të listës, të dielën siguroi vetëm 13 % të votave apo rezultatin më të dobët në historinë e vet.

"Në ditët në vijim unë do të diskutoj  gjerësisht më oragnet e lidhjes të Kosovë për këtë përgjegjësi timen” tha Hoti.

Partia Demokratike e Kosovës rezultoi këtë vit partia e dytë më e madhe në vend, me 18 %  të votave apo gati trefishin më pak sesa Vetëvendosja.

Kryetari Enver Hoxhaj tha se PDK-ja do mbetet në opozitë.

 “Natyrisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje, meqë ne kemi dallim të madh në orientimet tona politike, janë larg njëra-tjetrës” tha ai.

Ndërkohë, partia e katërt kryesore, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, i ofroi Vetëvendosjes bashkëpunim për qeverinë.

Ambicia e tij e vërtetë, megjithatë, mbetet posti i presidentit të ardhshëm.

Çështja e presidentit varet prej vullnetit të forcave politike

“Varet prej vullnetit të forcave politike a janë të interesuara për një bashkëpunim për t’i krijuar dy të tretat, nuk është proces i lehtë. Ne jemi të interesuar të arrijmë një bashkëpunim me forcat politike që dëshirojnë t’i arrijnë dy të tretat për të pasur Kosova institucione të qëndrueshme”, tha ai.

Lista Serbe fitoi bindshëm disa komuna kyç në veri, si Leposaviqi, Zubin-Potoku, dhe doli Partia e pestë kryesore në vend, ndërkohë Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk e kaloi dot pragun zgjedhor.

Gara e fundit erdhën pas shpalljes jo kushtetuese të zgjedhjes së qeverisë Hoti në muajin qershor, pasi një prej deputetëve që e votoi besoi ishte dënuar për vepër penale.

Zgjedhjet e së dielës u zhvilluan pa incidente të mëdha dhe në kushtet e sigurisë si pasojë e pandemisë së Covid-19.