KQZ në përfundim të numërimit, Vetëvendosja thellon fitoren, Nisma nuk kalon pragun
Numërimi i fletëvotimeve ka përfunduar në të gjitha vendvotimet në Kosovë që të dielën e 14 shkurtit.
Kanë mbetur që të procesohen edhe rreth 1% e të dhënave në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ).
Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve(QNK) po vazhdon të pranohet materiali i ndjeshëm zgjedhor që është përdorur dje gjatë ditës së zgjedhjeve.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdojmë të pranojmë materialin e ndjeshëm zgjedhor i cili gjatë ditës së zgjedhjeve ka qenë i shpërndarë në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës. Më lejoni gjithashtu t’iu njoftoj se numërimi i fletëvotimeve nga vendvotimet ka përfunduar të dielën në mbrëmje dhe në ëeb faqen e KQZ-së janë procesuar të dhënat e pothuajse 99% të vendvotimeve, kanë mbetur disa vendvotime numër i vogël rreth 40 prej tyre të dhënat e të cilave do të përditësohen do të ngarkohen në ëeb faqe gjatë ditës së sotme”, tha Elezi.
Në pritje për numërim janë votat me kusht dhe ato me postë.
Nga të dhënat e përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48.17%, PDK-ja 17.35 %, LDK-ja 13.18%, AAK-ja 7.42%.
Nisma, që zyrtarisht nuk e kalon pragun, ka 2.59%.