Flutura Açka: Dikë e shqetëson gjenerata e re e pakorruptuar, urime Kosovë!
Ditën e djeshme Kosova mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhje të cilat po vlerësohen për standartet e larta në të cilat u zhvillua.
Shkrimtarja Flutura Açja nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në Facebook ka uruar Kosovën ku ka theksuar faktin që ky vend di të bëjë zgjedhje dhe di të respektojë edhe kundërshtarin politik.
"Kur Kosova zgjohet me shtet, që di të bëjë zgjedhje, që di të respektojë edhe kundërshtarin politik, që di të përulet para qytetarit të vet. Kosova e kuptoi shumë më shpejt se ne se vjen një ditë kur thuhet: Mjaft më! Dhe dje televizionet shqiptare te ne merreshin me tallava në vend që tē flisnin vetëm për Kosovën, të paktën aq sa bënë me zgjedhjet në Amerikë. Dikë e shqetëson padyshim gjenerata e re e pakorruptuar e vajzave dhe djemve të politikës së Kosovës. Urime Kosovë, ti ke qytetarë të denjë që dinë ta frenojnë politikën e të mbrojnë republikën.
Kosova âsht Nana, e ka me na i msu të tana!"- shkruan ajo.