Numërohen 90% e votave: Vetëvendosje kryeson bindshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2021, 00:27
Kur janë numëruar 90% e votave (1.794.862 ) në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje vijon të kryesojë me 47,75 % të votave.
Pas saj, me një diferencë të madhe, rënditet PDK me 17,33% ndërsa e treta LDK që po korr një rezultat shumë negativ, 13,43%, raporton Ora News.
Sa i përket AAK së Haradinajt, deri tani numëron 7,61% të votave, ndërsa Nisma e Fatmir Limajt ka 2,79për qind.
Procesi i votimit përfundoi në ora 19:00, ndërsa sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja ishte 46.9%.

Lexo edhe:
Numërohen më shumë se gjysma e votave, Vetëvendosje shumë pranë 50%-shit