PDK pranon humbjen, Hoxhaj: Nuk do të jemi pjesë e qeverisë, do jemi në opozitë
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren dhe ka bërë të ditur se partia e tij, nuk do të jetë pjesë e qeverisë.
Ai ka vlerësuar procesin zgjedhor të 14 shkurtit.
“PDK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që kemi dallime të mëdha në orientimet tona politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat mbi të cilat është ndërtuar dhe në të cilat qëndron PDK-ja. Kosova ka nevojë për stabilitet dhe ne zotohemi që do të jemi faktor i stabilitetit si parti në opozitë ”, tha Hoxhaj në një konferencë për media.
Kur janë numëruar 1,467,337 apo 81,75 për qind të votave deri më tani dhe Vetëvendosje prin me 47,94 për qind.
E dyta parti është PDK-ja me 17,51 për qind derisa e treta është LDK-ja me 13,38 për qind.