Spahiu: Fitorja e VV-së e pritshme, sfida e Kurtit politika e jashtme, kush ka bërë korrupsion do të përballet me ligjin

Në një lidhje Skype me RTV Ora, profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu u shpreh se fitorja e Vetëvendosjes ishte e pritur nga gjithë opinioni publik.

Për Spahiun fakti që Kurti nuk është i përfshirë në korrupsion dhe që zvogëloi qeverinë, kjo i dha shpresë elektoratit se duhet votuar një person që nuk ka pritje për korruptim.

Spahiu: Fitorja e Vetëvendosjes ishte e pritur nga gjithë opinioni publik. Lajm i mirë ishte që procesi zgjedhor shkoi shumë mirë dhe e qetë. Këto ishin zgjedhjet më të mira deri më tani. Popullsia e vjetër i është shmangur dalje për shkak të pandemisë, por edhe i ftohti e dëbora ka ndikuar në pjesëmarrje në zgjedhje. Tashmë sigurisht që për të zgjidhur presidentin do të duhet që të ketë një konsensus me ndonjë parti, ndërsa si qeveri pritet që ta bëjë i vetëm.

Fakti që Kurti nuk është i përfshirë në korrupsion dhe që zvogëloi qeverinë, kjo i dha shpresë elektoratit se duhet votuar një person që nuk ka pritje për korruptim. Sigurisht Kurti do të përballet me sfida të ndryshme në qeveri. Sfida më e madhe për të do të jetë politika e jashtme, pasi është edhe pika e tij më e dobët, sepse ai është një Fan Nol në modelin shqiptar. Fan Noli ishte ndoshta kryeministri më i shkolluar i kohës, por bëri gabime. Unë shpresoj që një gjë e tillë të mos ndodhë me Kurti.

Kurti shtoi se ata që kanë bërë korrupsion do të përballen me ligjin dhe se është e vështirë që një model i vjetër t'i bëjë opozitë Albin Kurtit.

Spahiu: Kurti do të ketë një pushtet të madh, por jo një pushtet të pakufizuar. Prandaj ata që kanë bërë korrupsion do të përballen me ligjin, por qytetarët e thjeshtë nuk ka pse tremben se nuk ka gjë për të humbur. Është e vështirë që një model i vjetër t'i bëjë opozitë Albin Kurtit. Në Kosovë mendoj që secili të grabiste diçka. Prandaj erdhi koha që u vetëdijesohen dhe kërkojnë atë policin. Filozofia e Kurtit është kjo e policit që nuk çon në progres ekonomik, por krijon bazat më pas për një progres të tillë, pas Albin Kurti. Kjo do të jetë epoka e luftës kundër korrupsionin dhe të këqija që dominojnë shoqërinë tonë.