Numërohen më shumë se gjysma e votave, Vetëvendosje shumë pranë 50%-shit

Rreth tre orë nga mbyllja e kutive të votimit, KQZ ka numëruar deri 447 mijë vota nga 827.984 në total.

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të thellojë diferencën me partitë e tjera, duke iu afruar 50%-it.

Deri tani, partia e Albin Kurtit kryeson me 48.35%, duke lënë shumë prapa PDK-në me 18.05% dhe LDK-në me 13.62%.

AAK e Raamush Haradinajt numëron 7.74%, ndërsa Nisma e Fatmir Limajt 2.55%.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja ishte 46.9% ose 827.984 votues.

Qendrat e votimitishin të hapura prej orës 07:00 dhe pritej të merrnin pjesë 1,794,862 qytetarë me të drejtë vote.

REZULTATET NË KOHË REALE