Lumi Gjanica del nga shtrati në Fier, përmbyten toka bujqësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2021, 09:33
Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë sjellë edhe shumë problematika në Fier.
Lumi Gjanica në Fier ka dalë nga shtrati në Drenovë të Poshtme, duke përmbytur toka bujqësore.
Aktualisht mësohet se Gjanica është kthyer në shtratin e tij.
Mësohet se në kthesat e Visokës janë raportuar rrëshqitje dheu, duke shkaktuar bllokimin e rrugës.
Gjithashtu edhe lumi Seman ka prurje maksimale.