Spiropali-Lelës: Keni 3 vite që vetë i falni detet, vetë i qani, vetë i shpikni

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje për detin me Greqinë.

Spiropali: Keni 3 vite që vetë i falni detet, vetë i shpikni marrëveshjet, vetë i qani. Ne e kemi shpjeguar se nuk ka asnjë marrëveshje, përveç asaj që është nënshkruar nga ministri Lulzim Basha, me bekimin e Metës dhe kryeministrit Sali Berisha. Ne e çuam në Kushtetuese dhe ajo e vendosi se është anti kushtetuese.

Ata e bënë marrëveshjen dhe u vendos që ishte anti kushtetuese, ndërsa do ta cojmë në gjykata ndërkombëtare këtë çështje. Ku është marrëveshja këtu?