Ristani: Pasojë e reformës në drejtësi 4 vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, është bllokuar qëllimisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2021, 22:30
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani u shpreh se pasoja imediate e reformës në drejtësi ka qenë 4 vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.
Ristani: Pasoja imediate e reformës ka qenë 4 vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Kjo ka ndodhur për dy arsye. Ose kanë qenë të paaftë ose e kanë bërë në mënyrë të qëllimshme sepse dihet se reforma do të godiste reformën e niveleve të larta.
Duke e ditur që korrupsionin e bënin ministrat, u ngritën dhe e penguan. Kemi 4 vite pa gjykata. Akoma nuk është ngritur BKH-ja.