Kutalli në bashkinë Dimal nën ujë, banorët: Askush nuk ka ardhur për të parë gjendjen e tokave dhe serave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2021, 08:19
Njësia administrative Kutalli në bashkinë Dimal është përfshirë nga vërshimet e shuma të ujit.
Sikurse mund të shihet edhe nga këto pamje të ardhur në redaksinë e Ora News nga banorët e zonës, uji ka përmbytur një pjesë të konsiderueshme të zonave të banuara dhe tokës bujqësore.
Ndërkohë, banorët shprehen se shtabi i emergjencës nuk ka marrë mundimin të vijë për të parë gjendjen e tokave dhe serave nën ujë.
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkuar përmbytje dhe vështirësi në shumë bashki të vendit.