Ndalim-qarkullimi, në Lezhë binden bizneset por jo qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2021, 22:35
Hyrja në fuqi e orës se re policore si masë parandaluese për mospërhapjen e koronavorusit, duket se nuk i ka bindur qytetarët në Lezhë.
Në rrugët e qytetit janë parë lëvizje të automjeteve dhe këmbësorëve edhe pas orës 20:00, ndërsa bizneset e kanë respektuar orarin duku mbyllur aktivitetin në orarin e përcaktuar.
Ndërkohë policia ka shtuar prezencën e saj për monitorimin e zbatueshmërise së masave të reja anti-Covid.