Moti i keq rrëzon pemën, bllokohet aksi rrugor Elbasan-Peqin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2021, 22:24
Aksi rrugor Elbasan-Peqin u bllokua mbrëmjen e sotme për shkak të rrëzimit të një peme gjigande.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Broshkë. Rrëzimi i pemës ka ardhur si pasojë e motit të keq.
Nga era e fortë është shkëputur dhe një shtyllë elektrike.