Gazetari e pyet për llogaridhënien e qeverisë, Spiropali: Ju jeni i palumtur z. Lela?
E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se në këto 4 vite nuk flitet dot për investimet sepse opozita në 4 vite ka pasur një gjuhë të ashpër me shpifje.
Lela: Cili është faji i Edit, i Elisës, i Erion dhe Arbenit për palumturinë e Shqipërisë?
Spiropali: Ju jeni i palumtur z. Lela? Se palumturia juaj nuk mund të reflektohet te palumturia e popullit. Në këto 4 vite nuk flasim dot për investimet sepse opozita në 4 vite ka pasur një gjuhë të ashpër me shpifje dhe braktisje institucionesh.
U kanë thënë duroni edhe pak o vëllezër se do të marrim lugën në xhep. Ajo forcë politike ka një mungesë fryme në ide. Belind Këlliçi del në ekran për ekran duke shpifur dhe folur për ne. Një njeri që është kryetar i FRPD-së duhet të fliste për gjëra që kanë vlerë, por jo për mua dhe Veliaj.