Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2021, 08:42
Reshjet e dendura te shiut kane shkaktuar dëme të mëdha edhe në Durrës.
Fshatrat më të prekur janë Sukthi dhe Katund i Ri.
Lumi Erzen është futur në shtratin e tij, por la pas pasoja të më dha shtëpitë në dy anë të rrugës janë të përmbytura.
Uji është futur në katet e para banesave duke shkaktuar dëme të më dha, ndërsa dhjetëra banesa të tjera janë izoluar pasi oborret janë të mbushura me ujë .
Në të njëjtën gjendje ndodhen edhe shumë shtëpi të tjera në njësinë Administrative të Sukthit si dhe në Katund të Ri.
Rreth 10 familje janë evakuar në këto zona, banoret janë strehuar tek të afërmit e tyre ndërsa shtabi i emergjencave po punon për normalizimin e situatës.