Sekuestrohen 250 mijë sterlina, nga Anglia do vinin në Shqipëri përmes portit të Barit
Autoritetet doganore italiane të portit të Barit së bashku me Policisë Financiare kanë sekuestruar 225 mijë sterlina baras me rreth 250 mijë euro të cilat po trafikoheshin në mënyrë të paligjshme drejt Shqipërisë.
Paratë u gjetën në një fugon me targa angleze. Fugoni vinte nga Anglia e përmes portit të Barit do të hynte në Shqipëri.
Paratë u gjetën të konfeksionuara në dhjetëra pako të mbështjella me qese plastikë mbrojtëse. Ato ishin fshehur në pjesën e sipërme të serbatorit të makinës e për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e një mekaniku të specializuar.
Sipas ligjit italian shoferi i automjetit fajtor për mos deklarimin e vlerës monetare që po transportonte, është dënuar me gjobë baras me gjysmën e shumës së kapur , pra me rreth 120 mijë euro.
Autoritetet doganore të portit të Barit informojnë se prej fillimit të vitit e deri më sot kanë kapur rreth gjysmë milionë valutë kontrabandë në 21 raste të dokumentuara.

