Gazetarët i raportojnë për lokale hapur pas orës policore, kryepolici i Shkodrës: Më gjeni 1 dhe jap dorëheqjen
Ora 20:00 i gjeti rrugët e Shkodrës pothuajse bosh. Tek-tuk pati ndonjë lëvizje këmbësorësh apo mjetesh që nxitonin drejt shtëpisë.
Në rrugë zbarkoi policia dhe bashkë me ta edhe drejtori Niko Brahimaj.
Për gazetarët ai deklaroi se policia është në gatishmëri për të zbatuar vendimin e Komitetit Teknik.
Synimi, tha ai, nuk janë gjobat por nuk do të tolerohet asnjë shkelës.
Brahimaj: Policia e Shkodrës është e fokusuar në ruajtjen e pronës, jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Do të bëjmë çfarë është e mundur që jeta qytetarëve të ruhet me çdo kusht edhe përballë armikut të padukshëm, koronavirusit. Në fokusin tonë nuk është ndëshkimi por ndërgjegjësimi. Qytetarëvt duhet ta na mirëkuptojnë, duam që niveli i gjobave të jetë zero por nuk do të tolerojmë askënd që do ta shikojë të pamundur vendosjen e këtyre partametrave në qarkun e Shkodrës.
Por drejtori u vu para përgjegjësisë nga mediat lidhur me lokalet që sipas tyre vazhdojnë muzikën pas orës 22.
Duke dalë garant se një gjë e tillë nuk ëhstë e vërtetë, ai tha se nëse konfirmohet ai jep dorëheqjen.
Brahimaj: Më thoni 1.
Gazetari: Në zonën e pedonales.
Brahimaj: Në pedonale keni ujë tani.
Gazetari: Ka disa.
Brahimaj: Më thoni 1, emrin e një lokali dhe për 3 minuta do të jemi atje. Hajdeni të shkojmë bashkë është i hapur apo i mbyllur.
Gazetari: Kemi edhe ish-zëvedësministrin e Kulturës, Zef Çuni, që para disa netëve ka hedhur foto të pedonales mbushur me makina që kanë parkuar pas orës 22:00 në lokalet e natës.
Brahimaj: Nuk e kam parë por nuk e mohoj. Sot më thoni një lokal hapur jo vetëm në Shkodër por edhe rrethina, të gjitha bashkitë.
Gazetari: Në rast se do të ketë cila do të jetë përgjigjia juaj.
Brahimaj: Do të jap dorëheqjen unë, një lokal po e gjetët hapur.