Shijak: Banesat përmbyten për herë të dytë brenda pak ditësh,ja dëmet që shkaktoi lumi Erzen

Lumi Erzen dhe lumi Ishem shtë futur ne shtratin e tij, por pasojat qe la pas janë të mëdha në Shijak.

Shtëpitë e ndërtuara në dy anët e rrugës janë përmbytur.

Uji është futur në katet e para të disa banesave duke i përmbytur totalisht, ndërsa dhjetëra të tjera janë izoluar pasi oborret kanë prezencë uji.

Në të njëjtën gjendje ndodhen edhe dhjetëra shtëpi të tjera në njësinë Administrative të Sukthit si dhe në Katund të Ri.

Në këto zona janë evakuar 10 familje te të afërmit e tyre, ndërsa shtabi i emergjencave po punon për normalizimin e situatës në terren.Niveli i ujit arrin deri në  50 cm.

Lumi Erzen ka përmbytur rreth 26 banesa në lagjen Barometa të Shijakut.

Lumi Ishëm ka përmbytur 26 shtëpi dhe 174 hektarë tokë bujqësorë.

Në Katundin e Ri niveli i ujit është në pikë kritike dhe ka përmbytur 200 hektarë toke dhe 30 shtëpi.

Disa familje janë evakuar dhe janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme.

Hidrovori i Portoromanos është në monitorim dhe po punon me kapacitet të plotë, informon Ora News.

Në 25 janar si pasojë e reshjeve të  dendura të  shiut lumi Erzen doli nga shtrati duke përmbytur sërish keto shtëpi dhe toka bujqësore.