Kush është i dënuari për vrasje që "i bëri gropën" gjyqtares së Krujës
Prokuroria e Posaçme anti Korrupsion, SPAK, mësyhu mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krujës për ti paraprirë një tjetër lirimi nga burgu.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e njohur për lirimin e emra të njohur të botës së krimit, u arrestua teksa ishte në seancë gjyqësore për lirimin e një të dënuari tjetër.
Lexo edhe:
Video/ Me kapuç në kokë, momenti kur gjyqtarja Enkeleida Hoxha hyn në polici
Kush është i dënuari për vrasje që tentoi lirimin?
Sipas asaj që raportoi edhe më herët Ora News, Hoxha do të lironte nga burgu Saimir Petanin, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia vetëm në maj të 2020-ës, i akuzuar për ekzekutimin e Romeo Beqirit.
Por mesa duket qëndrimi në burgun e Fushë Krujës nuk i ka pëlqyer dhe për këtë shkak ka nisur punën për korruptimin e gjyqtares, e cila është bërë e njohur tashmë për publikun për lirimin nga qelia të disa emrave të njohur të botës së krimit.
Personazhet "VIP" të krimit që fituan lirinë prej gjyqtares
Një prej tyre, Hekuran Billa humbi jetën në një atentat në Tiranë pasi kishte dalë nga burgu.
Emra të tjerë të njohur që kanë fituar lirinë nga gjyqtarja Hoxha janë ish anëtari i Bandës së Durrësit Endrit Dokle dhe Genc Tafili, që të gjithë të dënuar me burgim të përjetshëm.
Më herët Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kishte bërë një kërkesë shkarkimin nga puna të gjyqtares Enkelejda Hoxha.
Sipas njoftimit të SPAK, “falë hetimeve të këtij procedimi u bë e mundur të evidentohej “një skemë e mirëfilltë kriminale sipas së cilës persona të dënuar që vuanin dënimin në burgun e Fushë Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt.
Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku, dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijura me gjyqtaren Enkeleida Hoxha mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit kundret shumave të parave.
Hetimi ka provuar se e gjitha kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në euro nga 6- 12 mijë euro”
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:
Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;
Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.
Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;
Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;
Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
Lexo edhe: