Orikumi më shumë pa se me drita

Sa herë fryn era, zona Turistike e Orikumit dhe fshatrat Tragjas, Dukat dhe Radhime mbeten pa energji elektrike, për shkak të amortizimit të rrjetit.

Shkëputja e shpeshtë e energjisë ka revoltuar banorët e zones

“U lodhëm duke pritur. Kemi problemet me ushqimet dhe ngrohjen” thonë banorët.

Këtë vit banorët shprehen se kanë qenë më shumë pa drita, ndaj e vetmja zgjidhje mbetet elektriku i dorës ose qiriri

“Këtë vit më shumë pa drita se me drita”

Më e rëndë situata paraqitet për bizneset, ku shumë produkte edhe prishen nga mungesa e energjisë.

“Nuk dimë çfarë të bëjmë. Na prishen të gjithë çka brenda frigoriferi”

Për shkak të pozicionit era në këto zona është e zakonshme, gjë që kërkon një investim në rrjetin elektrik, por ky mbetet një problem ende i pazgjidhur.