Shiu përmbyt varrezat në Lezhë, banorët akuzojnë Bashkinë, administratori banorët: Kanë bllokuar rrjedhën

Varrezat e fshatit Markomataj në Lezhë u përmbytën pasditen e djeshme si pasojë e vërshimit të ujërave të një përroi aty pranë. Administrator i Zejmenit tha se shkak për situatën është bërë një varr në shtratin e përroit, ndërsa banorët akuzuan Bashkinë se nuk ka ndërhyrë prej vitesh në pastrimin e rrjedhës.

Kjo është situata e krijuar në varrezat e fshatit Markatomaj në Lezhë nga reshjet e shiut të pasditës të së martes.

Përroi në këtë zonë doli nga shtrati dhe uji vërshoi mbi varre.

Me ndërprerjen e reshjeve të shiut uji u tërhoq, por duke lënë pas baltë dhe inerte.

Për pastrimin dhe riparimin e dëmëve në varreza u angazhuan banorë të zonës dhe punonjës të Bashkisë Lezhë.

Banoret thonë se shkak i kësaj situatë është bërë bllokimi i rrjedhjes së përroit në të cilin nuk është ndërhyre prej dekadash.

Por administratori i Zejmenit, Gjergj Malshi, thotë se ndërtimi i një varri në shtratin e përroit dhe hedhja e mbeturinave nga vetë banorët ka sjellë bllokimin e rrjedhës së ujit.

Përfaqësuesit e Bashkisë së Lezhës thanë senë buxhetin e këtij viti është parashikuar të realizohet një investim për të shmangur përmbytjet.

https://youtu.be/brj1vn03Y5Q