Në Durrës bllokohen 77 pako marijuanë çokollate. Në Tiranë heroinë, në Lezhë taksistit i gjejnë qese me kabanis
Policia e Durrësit finalizon operacionin e koduar "Kritikal".
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale sekuestroi 77 pako me lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate, me peshë 30.640 kg, 3600 euro, 2 automjete dhe 6 aparate celularë.
Ndërsa u arrestua në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike dhe bashkëpunëtori i tij, i cili e informonte për prezencën e shërbimeve të Policisë në rrugë.
"Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit, kanë ndaluar në vendin e quajtur "Mbikalimi i Plepave", mjetin tip "Porsche", me drejtues shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në bagazhin e këtij mjeti u konstatuan 77 pako me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë në formë çokollate, me peshë 30.640 kg.
Gjithashtu, në momentin e kapjes në flagrancë të shtetasit E. B., shërbimet kanë ndjekur dhe kanë ndaluar mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin F. C., i cili gjatë hetimeve ka rezultuar se ka bashkëpunuar me shtetasin E. B., duke e informuar atë për prezencën e shërbimeve të Policisë në rrugë.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë edhe shtetasi F. C., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike të kapur nuk është prodhuar në Shqipëri, por është trafikuar nga një vend tjetër", njofton Policia.

Ndërkohë në Tiranë u sekuestruan 185 doza heroinë
Ndërsa në Lezhë u arrestua taksisti i cili goditi patrullën e policisë në Lezhë por…