Soko: Ligji për referendumet po mbahet peng me dashje, Çdo vendimmarrje e madhe që prek qytetarët do të kalojë aty

I ftuar në Ora News, Pano Soko nga Nisma Thurje u shpreh se duhet miratuar ligji për referendumet që po mbahet peng me dashje.

Soko tha se çdo vendimmarrje e madhe që prek qytetarët do të kalojë në referendumet.

Soko: Duhet miratuar ligji për referendumet po mbahet peng me dashje. Sepse nëse hapen referendumet dobësohet shumë pushteti i legjislativit dhe ekzekutivit. Një pjesë e mirë e çështjeve kalojnë te qytetarët. Ne do ta luftojmë fort këtë, sepse këtu merren lumenj dhe ndërtohen HEC-e dhe nuk pyeten qytetarët. Çdo vendimmarrje e madhe që prek qytetarët do të kalojë në referendumet. Ne nuk delegojmë sovranitet, por delegojmë pushtet. Prandaj duhet të shprehemi sa herë preken interesat tona.

Soko shtoi se asnjë vend në botë që nuk e ka të rregulluar ligjin për referendumin, pasi kjo ka lidhje me interesin e shqiptarëve, jo me interesin e partive.

Soko: Ngjashëm me atë që ndodhi me Teatrit, ku Veliaj dhe Rama nuk na thanë se do të shembin Teatrin në fushatë elektorale, por e morën këtë vendim në mes të mandatit. S'mund ta lësh në dorën e kryeministrit këtë. Asnjë vend në botë që nuk e ka të rregulluar ligjin për referendumin. Kjo ka lidhje me interesin e shqiptarëve, jo me interesin e partive. Sado i fortë që të jetë pushteti politik, ai shumëzohet me zero krahasuar me vullnetin popullor. Ne duke mos pasur asnjë vend në Kuvend, por arritëm që të impononim një agjendë politike për hapjen e listave. Këto gjëra janë të drejta dhe duhet të bëhen.