Kartë identiteti pa afat skadence për personat mbi 75 vjeç

Qytetarët shqiptarë mbi 75 vjeç do të pajisen me karatë identiteti që nuk do të ketë afat skandence.

Kështu parashikohet në projektligjin që Këshilli i Ministrave ka dërguar në Kuvend.

Nisma është hartuar nga një pune nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në zbatim të një ligji të miratuar në vitin 2020, që parashikon detyrimin e lëshimit të letërnjoftimit elektronik pa afat për shtetasit që kanë mbushur moshën 75 vjeç.

"Me miratimin e këtij projektligji synohet ndryshim vizual i afatit të
vlefshmërisë të kartave të identitetit që do të lëshohen për shtetasit që mbushin moshën 75 vjeç, sipas korrespondencës që përmendet në paragrafin “E” të këtyre parashtresave, e pasqyruar në këtë shtesë kontrate dhe në shtojcën e re 24 (Karta e identitetit për shtetasit që mbushin moshën 75 vjeç), e cila do të bëhet pjesë përbërëse dhe thelbësore e kontratës së koncesionit"
, thuhet ndër të tjera në relacionin e qeverisë.

Gjithashtu, pjesë e marrëveshjes do të jetë edhe përdorimi i shërbimeve digjitale nga kompania për verifikimin e identitetit të personave që aplikojnë për kartë identiteti të përhershme. 

20210208092406relacion - Pa... by Ora News Lajme