Deklaratat për Kërpaçin, Kryemadhi-Veliajt: Je pa shkollë! Trego diplomën e universitetit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me votues për herë të parë në zonën e Freskut në Tiranë nuk ka lënë pa iu përgjigjur deklaratave të sotme të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili gjatë një takimi në njësinë nr.6 në kryeqytet e quajti kandidaten e LSI për deputete, Floida Kërpaci studente me pesa.
Kryemadhi ftoi publikisht Veliajt të tregonte publikisht dëftesën e shkollës së mesme dhe atë të universitetit duke pretenduar se kreu i Bashkisë së Tiranës është pa shkollë.
Monika Kryemadhi: Unë e di që Lali Erit i dhemb shumë kur e përmend Floidën si studente ekselence, por kot gërmon. Të nxjerrë edhe lali Eri diplomën e shkollës së mesme, siç ka mbaruar Floida shkollën e mesme me 10.15 mesataren. Dhe pasi të nxjerrë lali Eri dëftesën, duhet të nxjerrë edhe diplomën e shkollës së lartë, sepse kemi një Kryetar Bashkie pa shkollë të lartë, atëherë do t’i nxjerri edhe Floida diplomën e Fakultetit të Mjekësisë.
Sepse për të gjithë injorantët që drejtojnë shtetin, kush mbaron Fakultetin e Mjekësisë me mesatare mbi 8,5 quhet student i ekselencës.
Kështu që po ja bëj këtë shpjegim meqë e ka këtë merak shumë të madh dhe e gjëmon Floidën hap pas hapi.