"Ata që dalin mbi interesat e Ramës dhe interesat vetjake…", ja çfarë thotë Basha kur pyetet për Topallin e Patozin

Nëse Lulzim Bashës i kërkon opinion për parardhësin e tij dhe liderin historik të demokratëve, kreu i PD vlet gjithmonë me një vlerësim të madh për të.

Për Rtv Ora, Basha thotë se Berisha është një vlerë dhe një aset i PD-së dhe se ai është vënë jo vetëm në shërbim të PD-së, por edhe demokracisë e interesit të shqiptarëve.

Por Kryedemokrati nuk ndan të njëjtin mendim për figura të tjera të rëndësishme, dikur pjesë e PD, si zonjaTopalli apo zoti Patozi.

Nën rreshta ai lë të kuptohet se ata po i shërbejnë Ramës dhe pushtetit të tij.

Basha: Kjo është një betejë ku gjithësecili prej tyre vendos rolin që ka, çdo shqiptar me 25 prill do të vendosë vendin, pozicionin që ka. Pozicioni kurrë nuk ka qenë më i qartë, ose me Shqipërinë dhe kundër Edi Ramës ose kundër Shqipërisë dhe me Edi Ramën. Ata që kanë vendosur interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve mbi interesat e Edi Ramës apo interesat vetjake kanë qenë dhe janë gjithmonë të mirëpritur.

Intervista me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti Besjana Kuçana