Parkimi nëntokësor në Berat, ambientalistë e inxhinierë kundër projektit 397 mln lekë

Projekti për parkimin nëntokësor në qendër të Beratit  ka ngjallur reagime kundërshtuese mes ambientalistëve dhe inxhinierëvë. Ata e cilësojnë investimin 397 mln lekë, keqadministrim të parasë publike.

128 milionë lekë, u shpenzuan 6 vite më parë për projektin e Rilindjes urbane në Berat, për rehabilitimin e sheshi Teodor Muzaka dhe shëtitores republika.

Por, me datën 23 janar të këtij viti, në faqen e facebookut të kryeminsitrit Edi Rama, u transmetua live heqja e pllakave të Rilindjes Urbane, për t’i lënë vendit ndërtimit të një parkingu nëntokësor me vlerën  afro 397 milionë lekë.

Ndërtimi i këtij projekti në qendër të qytetit, është kundërshtuar nga ambientalistë e inxhinerë.

Guri: Shikojeni dhe vetë se me çfarë shkatërrimi kemi të bëjmë. E para,parkingjet nuk ndërtohen më në qendër, jemi totalisht kundër një administrimi kaq të dhunshëm të lekut publik.

Ekspertët e fushës thonë se investimet duhet të orientohen drejt dhënies fund të përmbytjeve nga lumi Osum, dhe jo të bëhen shpenzime që janë të panevojshme.