Skandali/ Teatri i Operas dhe Baletit tender 18.5 mln lekë për logo 10$ të shkarkuar në internet
Një ngjarje në kufijtë e skandalit ka ndodhur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
TKOB ka paguar një tender rreth 18.5 milionë lekë të vjetra për një logo të re.
Por ajo që është e cuditshme në këtë histori është se logoja ëhstë shkarkuar dhe kopjuar nga faqja Freepik në internet , një site ky i famshëm për modele të gatshme për punime grafike.
Në këtë faqe abonimi mujor kushton 10$ dhe mund të kesh qasje të palimituar te formetet e ndryshme të modele për programe si Photoshop dhe Illustrator.

Një gjë të tillë e ka denoncuar edhe artisti i Arteve Pamore Ardian Isufi, si dhe shumë faqe në rrjetet sociale.
Ndërkohë, ironikisht, në faqen e TKOB kërkohej që logoja të ishte origjinale dhe moderne, të përfaqësonte filozofinë e institucionit, të ishte e aplikueshme për çdo formë përdorimi.
Madje shtohet se punimet duhet të jenë origjinale, të pa publikuara dhe autori duhet të pranojë përgjegjësi ligjore për sa i përket autenticitetit të punimeve të dorëzuara, si dhe punimet dhe materialet do të dorëzohen të shoqëruara me një deklaratë autorësie si i vetmi zotërues dhe autor i tyre.
Ndërkohë, mësohet se Pika Production është kompania që është paguar me 18.5 milionë lekë për logon e shkarkuar në internet për Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.