BOOM: Fani i Mirditës pa urë, fëmijët 1 muaj pa shkollë
Në fshatin Hebe, të njësisë administrative Fan (Mirditë), banoret vuajnë nga një sërë problematikash.
Në këtë fshat është prishur ura që bën të mundur kalimin nga fshati në njësinë administrative, ura qe lidh fshatin me varrezat dhe mungon energjia elektrike.
Që në datën 6 janar është prishur ura, e cila lidh fshatin me njësinë administrative dhe që nga ajo ditë banoret janë gati të izoluar.
Por shqetësimi më i madh i tyre është që kane ngelur fëmijët 3 javë pa shkuar në shkollë, kjo për shkak se nuk kanë nga të kalojnë.
Njësia administrative u ka thënë që të zgjedhin rrugën alternative, t’i bien rreth e rrotull, e cila është gati 10 kilometra larg dhe e degraduar.
Banorët shprehen se kjo rrugë nuk mund të përshkohet nga fëmijët sepse është shumë larg.
Fëmijët vazhduan të shkojnë në shkollë në datën 27 janar, pasi vetë banoret ndërtuan një urë prej druri.
"S’kemi nga të kalojmë, ngelen fëmijët pa shkollë."
"Për mos t’i lënë fëmijët pa shkolle, ndërtuam vete një “ure” me dru, e cila është e rrezikshme dhe nga frika mos bien fëmijët ne lum, detyrohemi te leme punët tona për t’i përcjellë ata për në shkollë."
"Kryetari na ironizoi, na tha: Vetëm Ferrari nuk kalon këtu."
Në këtë fshat mungon edhe ura që lidh fshatin me varrezat, e cila u prish në datën 6.
Fshati vuan prej 6 javësh edhe nga mungesa e energjisë elektrike.
Kabina ku shpërndahet energjia elektrike është shume e vjetër.
"I jemi falënderues Zotit që këto kohe nuk kemi humbur ndonjë të afërm, se kemi hallin se si do ta përcjellim në banesën e fundit, se i bie të futemi me gjithë arkivol në lum."
"Është dëmtuar rrjeti elektrik pasi nuk është bërë investim prej vitesh."
Boom kontaktoi në telefon me kryetarin e njësisë administrative dhe ai tha se është në dijeni për këto probleme.
Pohon se e ka inspektuar situatën në terren dhe nuk është ndërtuar akoma ura, pasi ka pasur prurje të mëdha uji.
Ironizon që ura nuk behët për 2 ditë, por urat kanë 1 muaj ashtu.
Sqaron se është edhe një rrugë tjetër nga ku mund të kalojnë banorët, por është shumë larg.
"Urën e varrezave do ta bëjmë urë pasarele, të mirë. Do t’i bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur, me bazament te fuqishëm. Brenda 10 ditësh, 2 javësh do bëjmë urën që lidh fshatin me njësinë, shkollën. Do ta rregullojmë edhe problemin e energjisë elektrike, por do pak kohë sepse është dëmtuar rrjeti elektrik, janë dëmtuar shtyllat ngaqë investimet mungojnë prej vitesh."