Strasburgu "vulos" Vettingun, Daci: Vendim që prek edhe ankues të tjerë
Gjykata e Strasburgut ka dhënë vendimin e parë për procesin e Vettingut në Shqipëri.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka rrëzuar padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj, e shkarkuar nga detyra në 3 maj 2018.
Për të folur rreth kësaj teme, i ftuari i gazetares Matilda Mcini në Ora News ishte juristi i njohur Jordan Daci.
Jordan Daci: Unë nuk prisja në pranim të plotë të ankesës, por prisja një pranim qoftë edhe të pjesshëm për disa aspekte që mendoj se herët a vonë do të pranohen nga kjo gjykatë. Gjithësesi e keqja e kësaj çështjeje nuk ishte se nuk u pranua por mendoj se ishte një moment i duhur nga pikëpamja e kohës që Gjykata e Strasburgut të kufizonte dhe të kthente në ulli kushtetues procesin e Vettingut, i cili, për mendimin tim, është i pranueshëm por duhet të korrigjojë disa momente që me të vërtetë nuk shkojnë. Dhe këtu i referohem dy-tre momenteve. Por nga ana tjetër, fatkeqësi ishte që çështja e parë që ra për tu gjykuar ishte ajo e një ish anëtareje të Gjykatës Kushtetuese, e cila praktikisht pretendonte disa garanci, që sipas saj, ishin mohuar por që me vendimin e saj ajo nuk ia kishte njohur subjekteve të tjera. Nuk mund të pranosh diçka për vete që me vendimin tënd nuk ja ke njohur disa të tjerëve.
Matilda Mcini: A është një lloj boomerang-u ky?
Jordan Daci: Sigurisht ka një efekt, i cili do të prekë edhe ankuesit e tjerë dhe në përgjithësi krijon idenë që Vettingu është i paprekshëm.
Por ka disa momente kushtetuese që realisht nuk shkojnë. Për shembull, standarti që parashikon Kushtetuta, që është dyfishi i pasurisë, atëherë quhet që ke pasuri të pajustifikuar, është shkelur nga trupa gjyqësore prej kohësh. Kur është përcaktuar ky rregull është përcaktuar duke patur parasysh që Shqipëria është një vend me informalitet shumë të lartë ku vetë shteti është informal në një pjesë të madhe. Dhe ti thuash dikujt tjetër ku I ke faturat e vitit ’90 kur ne të gjithë e dimë që deri rreth viteve 2000 edhe pot ë kërkoje nuk kishte faturë. S’të jepte njeri...
Lexo edhe:
Vuloset vetingu, Strasburgu rrëzon padinë e gjyqtares Altina Xhoxhaj