"Katër shtëpi dhe ndërtim pa leje", Basha tregon se pse e paditi Veliaj dhe "amnistoi" Topallin: Nuk harxhoj asnjë sekondë…
Gjykata e Tiranës ia ka kaluar për konpetencë gjykatës së posaçme shqyrtimin e padisë së kreut të opozitës Lulzim Basha ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryedemokrati kërkonte nga trupi gjykues dënimin e Kryebashkiakut për shpifje.
Në padinë penale argumentohet se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete ndaj Bashës, të cilat kreu i selise blu i konsideron shpifje.
Por të njëjtat akuza ndaj tij janë bërë dhe nga zonja Topalli. Në një intervistë për Rtv Ora, pyetjes së gazetarit Xhoi Malësia se pse nuk e paditi dhe këtë fundit, Basha nuk i dha një përgjgije konkrete.
Kryedemokrati thotë se Rama, Veliaj dhe të gjithë të tjerët që u shërbejnë kanë pasur në këto 8 pushtet si askush tjetër përveç diktatorit Hoxha dhe mund ti kishin kanalizuar akuzat në rrugë ligjore.
Basha: Kam vetëm një koment. Për 8 vjet i kanë pasur të gjitha pushtetet. Edi Rama bashkë me Erion Veliaj dhe të gjithë ata që i shërbejnë sot kanë pasur më shumë pushtet se kushdo tjetër përveç Enver Hoxhës. Ku jemi sot në raport me premtimet që kanë bërë për 300 mijë vende pune, shëndetësia falas. Shikojeni, pandemia e nxori zbuluar se në çfarë gjendje është shëndetësia. Tiret e qeverisë kryetirja e qeverisë nuk kanë asgjë tjetër për të dalë para shqiptarëve përveç sulmeve ndaj meje. Ndërsa unë siç e kam formimin tim, sulmeve dhe shpifjeve u jam përgjigjur me rrugën ligjore dhe do të vazhdoj t'u përgjigjem në këtë mënyrë.
Fokusi kryesor i Bashës janë zgjedhjet dhe oferta e PD dhe opozitës përballë shqiptarëve të cilëve thotë se me 25 prill do tu kërkojë votën për Kryeministër.
Basha: E rëndësishme është që nuk do të harxhoj asnjë sekondë me këtë fushatë shpifjesh dhe sulmesh që është e vetmja gjë që do të dëgjojnë shqiptarët deri në 25 prill, por do të kem gjithë energjinë dhe fokusin të merrem me atë që është problemi i vërtetë i shqiptarëve, papunësia, kostoja e jetës që janë rezultat i drejtëpërdrejtë i rritjes së taksave, i korrupsionit masiv të kësaj qerverie, i shkatërrimit të ambjentit të biznesit, i përzënies së investitorëve të huaj, i dhunës ndaj investitorëve vendas, i dhunës ndaj biznesit të vogël dhe të mesëm, i keqtrajtimit të fermerëve shqiptarë, i braktisjes totale të grave dhe nënave shqiptare, i emigracionit si katastrofë kombëtare. Këto janë problemet e shqiptarëve dhe nuk mund të kem unë probleme të tjera përveç problemeve të shqiptarëve. Kjo është arsyeja pse kërkoj votën për të qenë Kryeministër i Shqipërisë dhe jo për tu marrë me të kaluarën, me ata që me 25 prill do të jenë me të drejtë me vulën e shqiptarëve, me votën e shqiptarëve, e kaluara e këtij vendi.
Padia e Bashës ndaj Veliaj lidhet me tre deklarata të bëra prej tij, se:
1) Kryedemokrati është bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit;
2) Basha ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit
3)Basha ka ndërtuar pa leje;
“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Veliajt.
Intervista me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti Besjana Kuçana