Basha: Në këto 8 vite aleanca mes pushtetit dhe krimit të organizuar ka qenë e pandërprerë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një intervistë për gazetarin Xhoi Malësia në RTV Ora, u shpreh se sa herë Rama dhe bashkëpunëtorët e tij kapen në faj, preferojnë që ta çojnë fajin diku tjetër.

Basha shtoi se garancia drejtësia të funksionojë është, sepse sipas tij me 25 prill drejtësia do të çlirohet edhe nga presioni.

Basha: Sa herë Rama dhe bashkëpunëtorët e tij kapen në faj, preferojnë që ta çojnë fajin diku tjetër dhe shpeshherë jam unë dhe PD-ja. Është fare e qartë se aleanca mes pushtetit dhe krimit të organizuar ka qenë e pandërprerë në këto 8 vite.

Deri më tani drejtësia nuk e ka arritur qëllimin e saj, sepse do të kishim parë zyrtarët e përfshirë në këto afera pas hekurave. Po garancia që kjo drejtësi të funksionojë është, sepse me 25 prill drejtësia do të çlirohet edhe nga presioni.